image Osmani: Kosova ka numrin më të madh të fëmijëve të vrarë në vendet e ish-Jugosllavisë

Kosovë

Osmani: Kosova ka numrin më të madh të fëmijëve të vrarë në vendet e ish-Jugosllavisë

news image

Kryetarja e Kuvendit të Kosovës, Vjosa Osmani, sot në seancën plenare të mbajtur për 21 vjetorin e çlirimit të Kosovës nga Serbia, tha se Kosova ka numrin më të madh të fëmijëve të vrarë në rajon.

“Historinë e kemi në krah, Kosova ka numrin më të madh të fëmijëve të vrarë në vendet e ish-Jugosllavisë. Ishin 1133 fëmijë, shumë prej tyre foshnje disa javëshe”, tha Osmani para deputetëve

Osmani në foltore theksoi vazhdimisht ndihmën e ndërkombëtarëve, pa të cilët nuk do të ishte e mundur çlirimi i Kosovës.

Ajo ka kujtuar të rënët e vendit dhe në mesin e të cilëve ishin edhe 1 mijë e 133 fëmijë, prej të cilëve ishin edhe foshnja disa javëshe.

Pas mbylljes së seancës, kryeparlamentarja ka ftuar gjithë deputetët që bashkërisht t’i mbjellin 1 mijë e 133 lule në oborrin e Kuvendit, për nder të fëmijëve të vrarë./ Gazeta Sinjali/