image Osmani komenton deklaratën e Kurtit: Mendësi e "Prontos"

Kosovë

Zgjedhjet/ Osmani komenton deklaratën e Kurtit: Mendësi e “Prontos”

news image

Një deklaratë e djeshme e kryetarit dhe kandidatit të VV-së për kryeministër, Albin Kurtit, nuk i ka pëlqyer kandidates së LDK-së për kryeministre, Vjosa Osmanit.

Kurti u shpreh i bindur se do ta kthente në Kosovë dhe do ta bënte kryeprokuror Elez Blakajn që u largua për në SHBA.

 “Prokurorin Blakaj do ta kthejmë në Kosovë. Atë do ta bëjmë Kryeprokuror të Shtetit dhe nuk do të guxojë askush ta kërcënojë”, ka thënë Kurti.

Kjodeklaratë sipas Vjosa Osmanit është e pakonceptueshme dhe e rrezikshme. Logjika e kësaj deklarate, sipas saj, është logjikë e “Prontos”.

“Është e pakonceptueshme se si sot ka liderë politikë dhe kandidatë për kryeministër të cilët thonë se unë kam vendosë që filan fistekun ta bëjë prokuror. Kjo leje që është jokushtetuese por është edhe e rrezikshme, është taman logjikë e “Prontos”, është logjika e njëjtë… Nuk ka të drejtë një kryeministër të vendosë kë ta bëjë kryeprokuror, as nuk duhet të përzihet”, ka thënë ajo.

Ajo tha se detyra e qeverisë së ardhshme do të jetë të krijojë kushte që asnjë politikanë të mos kërcënojë. /Gazeta Sinjali/