image Osmani: Kemi alarmuar NATO-n për paralajmërimet për mjete eksplozive në Maqedoni

Rajon

Osmani: Kemi alarmuar NATO-n për paralajmërimet për mjete eksplozive në Maqedoni

news image

Ministri i Punëve të Jashtme, Bujar Osmani sot bëri të ditur se tashmë kanë njoftuar strukturat e NATO-s për denoncimet e vazhdueshme për mjete shpërthyese në Maqedoninë e Veriut.

Osmani thotë se bëhet fjalë për kërcënime hibride që po ndodhin edhe në rajon.

“Kjo ndodh në rajon. Mali i Zi ka vendosur që shkollat të jenë online për shkak të paralajmërimeve të përditshme për mjete eksplozive në Mal të Zi, e njëjta ndodh në Kroaci dhe kjo më ka dhënë një sinjal se është qasje rajonale si sulm hibrid ndaj rajonit, për çka ishte në një mënyrë arsye për ta alarmuar NATO-n”, tha Osmani.

Shefi i diplomacisë së Maqedonisë së Veriut, theksoi se dje ka komunikuar me strukturat e NATO-s, për të parë se çfarë çasje hibride ndaj rajonit mund të ndodh, ku mund të jetë arsyeja.

Osmani ka shtuar se për forenzikën e e-mal kërcënuese po kontaktojnë edhe me partnerë tjerë, me të cilët vendi ka marrëdhënie bilaterale.

/GazetaSinjali/