Presidentja e vendit, Vjosa Osmani ka diskutuar sot me përfaqësuesit e tri organizatave të OKB-së, lidhur me strehimin e qytetarëve nga Afganistani në Kosovë.
Në njoftimin e Presidencës, thuhet se Osmani ka ripërsëritur se Kosova është e hapur për qytetarët nga Afganistani.
“Ne jemi të hapur për t`i mirëpritur qytetarët nga Afganistani, sepse askush më mirë se ne nuk e njeh dhimbjen e tyre. Për më tepër këtë po e bëjmë bashkë me aleatin tonë strategjik- SHBA-në ”, ka thënë ajo.