image Osmani: Idetë ruso-serbe për ndarjen e Kosovës do të marrin fund me fitoren e LDK-së

Politikë

Fushatë/ Osmani: Idetë ruso-serbe për ndarjen e Kosovës do të marrin fund me fitoren e LDK-së

news image

Gjatë një tubimi në Mitrovicë, kandidatja e Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK) për kryeministre, Vjosa Osmani, tha të dielën se përkrahja qytetare që po merr projekti i saj qeverisës në gjithë Kosovës është dëshmia më e mirë se kush do të jetë kryeministrja e re e Kosovës.

“Prezenca juaj kaq e madhe tregon se Mitrovica ka vendosur kush do të jetë kryeministrja e Kosovës. Me përkrahjen e tuaj dhe gjithë qytetarëve të Kosovës unë do ta udhëheqë me nderë dhe përkushtim qeverinë e re”, tha Osmani.

Ajo tha se Mitrovica ka përjetuar më shumë se çdokush tjetër në Kosovë.

“Në Mitrovicë e kemi plagën e hapur. Do të kërkojnë besimin tuaj për ta mbyllur plagën e Mitrovicës. Unë do ta udhëheqë një qeveri me Mitrovicën dhe veriun e saj të pandashëm. Unë nuk do të ikë nga përgjegjësitë për ta mbrojtur Mitrovicë dhe veriun e vendit në bisedime”, pohoi Osmani.

Ajo tha se idetë ruso-serbe për ndarje e Kosovës dhe logjika e tregtarëve të territoreve do të marrin fund me fitoren e LDK-së.

“Mitrovica dhe gjithë veriu do të mbetet brenda territorit të shtetit tonë. Një veri dhe Mitrovicë e zhvilluar. Mjaftë më Mitrovica është lënë në harresë. Mitrovicës do t’i kthehet nami dhe shkëlqimi që kishte dikur”, tha para përkrahësve të saj, nënkryetarja e LDK-së dhe kandidatja për kryeministre. /Gazeta Sinjali/