image Osmani ia mori 33 anëtarë, reagon dega e LDK-së në Mitrovicë

Politikë

Osmani ia mori 33 anëtarë, reagon dega e LDK-së në Mitrovicë

news image

Dega e Lidhjes Demokratike të Kosovës në Mitrovicë ka reaguar pasi këshilltari i Vjosa Osmanit, Faton Peci, tha se 33 zyrtarë të LDK-së iu bashkuan në iniciativën e saj të re, shkruan Gazeta Sinjali.

Sipas tyre, dy kryetarë degësh vetëm ishin të shkarkuar e të tjerët, sipas tyre nuk janë LDK.

“Sa për informim të publikut, sot i qenkan bashku Vjosës dy kryetarë nëndegësh (të cilët edhe ashtu prej kohësh i kishin biletat në xhep, veçse nuk e dinin akoma në cilin stacion me u ndal) kurse të tjerët nuk janë LDK ose janë të shkarkuar nga LDK-ja. Rruga e mbarë”, thuhet në njoftim.

“Strukturat legjitime të LDK-së në Mitrovicë, të gjithë janë të vendosur për ta rikthyer LDK-në më të fortë se kurrë”, përfundon komunikata e tyre në Facebook.

/Gazeta Sinjali/