image Osmani i reagon Grenellit: Njohja nuk është simbolikë, ne luftuam me Serbinë për liri

Politikë

Osmani i reagon Grenellit: Njohja nuk është simbolikë, ne luftuam me Serbinë për liri

news image

Kryeparlamentarja Vjosa Osmani ka vazhduar replikat e saj me Richard Grenell, të dërguarin e presidentit amerikan, Donald Trump, për dialogun Kosovë – Serbi.

Të quajturit simbolikë njohjen e Kosovës nga Serbia, Osmani e konsideron minimizim të investimit me dekada të Shteteve të Bashkuara të Amerikës dhe popullit të Kosovës.

“Njohja e Kosovës nga Serbia nuk është simbolikë. Është një njohje e realitetit të cilin SHBA-ja ishte ndër të parat që e bëri. Të quash shtetësinë tonë, e cila është një projekt i përbashkët i popullit të Kosovës dhe Shteteve të Bashkuara të Amerikës, një simbolikë, minimizon investimin dypalësh të SHBA-së për dekada në Kosovë”, ka shkruar ajo.

Tutje, Osmani ka thënë se Kosova nuk luftoi me Serbinë për “simbolikë”, por për liri dhe kundër gjenocidit.

“Dhe jo, ne nuk kemi luftuar me Serbinë për ‘fjalë, mbiemra dhe simbolikë” por kemi luftuar për liri, kemi luftuar kundër gjenocidit. Delegacioni i Kosovës nuk ishte transparent. Ata thanë se do të marrin njohje të ndërsjellë me Serbinë. Ata duhet të marrin përgjegjësinë për ato që premtojnë publikisht”, është kundërpërgjigjur Osmani./Gazeta Sinjali/