Kryetarja e Kuvendit të Kosovës, Vjosa Osmani ka thënë se tarifa 100 ndaj mallrave që vijnë nga Serbia do të zëvendësohet me reciprocitet të plotë.
Osmani theksoi se për reciprocitet LVV dhe LDK kanë pajtueshmëri të plotë, shkruan Gazeta Sinjali.
“Kryeministri i vendit dje me të drejtë konfirmoi që kemi pajtueshmëri të plotë që tarifa dhe jo taksa të zëvendësohet me reciprocitet në raport me Serbinë. Natyrisht që ne si Kuvend i Kosovës nuk e marrim atë vendim, e merr qeveria. Por ka pajtim të tillë, është pjesë e përbashkët e programit qeverisës”, deklaroi Osmani.
E pyetur për mundësinë që opozita t’i bojkotojë seancat e Kuvendit, Osmani tha se nuk kanë arsye.
“Ka pasë planifikime që Kosova të ndahet dhe kjo ka qenë arsyeja pse i kemi bojkotuar seancat ne. Tani opozita e tanishme nuk kanë fare arsye sepse ne nuk do ta cenojme integritetin territorial dhe as interest e vendit”, tha ajo. /Gazeta Sinjali/