image Osmani: I kemi kthyer 1.5 milion euro, ligji nuk na lejon të shpenzojmë sipas qejfit

Politikë

Osmani: I kemi kthyer 1.5 milion euro, ligji nuk na lejon të shpenzojmë sipas qejfit

news image

Kryetarja e Kuvendit të Kosovës, Vjosa Osmani ka thënë se në krahasim me çdo mandat paraprak kjo legjislaturë nuk ka bërë shpenzime fare për udhëtime, shkruan Gazeta Sinjali.

Osmani ka thënë se i kanë kthyer qeverisë 1.5 milion euro duke treguar se ligji nuk ua lejon të shpenzojnë sipas qejfit si dhe ligji obligon që nëse tepron buxhet duhet ti kthehet qeverisë.

“Ekziston vetëm një vendim që nga shkurti e deri tani që ne e kemi miratuar në Kryesi dhe kemi kërkuar të fillojnë procedurat tenderuese, ai është lifti për personat me nevoja të veçanta. Asnjë shpenzim, e tender tjetër nuk e kemi kërkuar as miratuar. Dhe nëse i shikojmë raportet e shpenzimeve dhe do ta shihni që në minimum ka 10-15 fish më pak shpenzime. Askush nga kabineti im nuk shpenzon për veturë. Ka shumëfish më pak shpenzime në dreka, darka e mëditje, madje zero në mëditje”, ka thënë Osmani.

Po ashtu, ajo tha se nëse ka pretendime për keqtrajtim të punëtorëve, nuk ndodh nga Kuvendi por nga kompania e cila i menaxhon punëtorët./Gazeta Sinjali/