Ministri i Punëve të Jashtme të Maqedonisë së Veriut, Bujar Osmani ka bërë të ditur se ka biseduar me dy kryediplomatët e dy vendeve, Kosovës dhe Serbisë, duke i bërë thirrje për deeskalim urgjent në komunat veriore të Kosovës, raporton Gazeta Sinjali.
Nëpërmjet një postimi në Twitter, përveç tjerash, Osmani ka thënë se është shumë e rëndësishme që Serbia ta ofrojë menjëherë lirimin e tre policëve të ndaluar.
Ai ka kërkuar t’i përmbahen Udhërrëfyesit të Komunitetit Ndërkombëtar për de-përshkallëzimin, duke iu kujtuar se NATO/KFOR ka për detyrë të sigurojë një mjedis të sigurt në komunat veriore.
Sipas tij, është thelbësore që të gjitha palët të punojnë drejt paqes dhe edhe OSBE ofroi dhe është e gatshme të ndihmojë sipas kërkesës.
As 🇲🇰 FM & @OSCECiO, I communicated with FMs of #Serbia & #Kosovo.
— Bujar Osmani (@Bujar_O) June 20, 2023
👉 Reiterated my call for urgent de-escalation in northern municipalities of Kosovo ➡️ It is crucially important that Serbia grants immediate access to and release the detained officers.(1/3)