image Osmani: Hoti punonte kundër bashkëpunimit me VV-në, Mustafa nuk besonte

Politikë

Osmani: Hoti punonte kundër bashkëpunimit me VV-në, Mustafa nuk besonte

news image

Kryeparlamentarja, Vjosa Osmani, ka thënë se kryeministri aktual, Avdullah Hoti, ka punuar kundër bashkëpunimit të Lidhjes Demokratike të Kosovës me Lëvizjen Vetëvendosje.

Sipas saj, Hoti ka thënë se LDK do ta bënte një qeveri tjetër, pa VV-në.

“Hoti ka punuar kundër një bashkëpunimi me VV-në dhe formimit të qeverisë me këtë parti. Thoshte se do të bëjmë një qeveri tjetër”, ka thënë Osmani në Kanal 10.

E para e legjislativit thotë se me kundërshtimet e Hotit ka qenë i njoftuar edhe kryetari i LDK-së, Isa Mustafa, por sipas saj, ai nuk e kishte besuar një gjë të tillë./Gazeta Sinjali/