Ministri i Punëve të Jashtme të Maqedonisë së Veriut Bujar Osmani ka zhvilluar një bisedë telefonike me Gabriel Escobar, zëvendësndihmës sekretar i Shtetit dhe Përfaqësues Special i Shteteve të Bashkuara për Ballkanin Perëndimor, ku kanë diskutuar edhe për situatën në Kosovë.
Shefi i Diplomacisë së Maqedonisë së Veriut, në profilin e tij ka treguar se fokus i bisedës ishte edhe mbështetja për vazhdimin e dialogut ndërmjet Kosovës dhe Serbisë.
Po ashtu Osmani, tregoi se me Escobarin kanë folur edhe për projektet dhe sferat për të cilat është rënë dakord në kuadër të Dialogut Strategjik, për situatën aktuale politike në Maqedoninë e Veriut me fokus dosjen evropiane si dhe për kryesimi e OSBE-së më 2023.