Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani ka falënderuar vendet që kanë mbështetur aplikimin e Kosovës për anëtarësim në Bashkimin Evropian.
Ajo falënderoi Italinë, Francën, Lituaninë, Estoninë, Finlandën, Austrinë si dhe Bullgarinë.
Kujtojmë se kryeministri Albin Kurti dorëzoi zyrtarisht të enjten aplikacionin e Kosovës për t’u bërë pjesë e BE-së.
Paraprakisht, të mërkurën e 14 dhjetorit, Osmani, Kurti dhe kryekuvendari, Glauk Konjufca firmosën dokumentin e aplikimit të Kosovës për anëtarësim në Bashkimin Evropian.