image Osmani: Ende nuk kemi vendosur nëse do të dërgojmë ambasador në Moskë

Rajon

Osmani: Ende nuk kemi vendosur nëse do të dërgojmë ambasador në Moskë

news image

Ministri i Punëve të Jashtme të Maqedonisë së Veriut Bujar Osmani e quajti lajm të rremë deklaratën e VMRO-DPMNE-së se drejtori i protokollit që ka dhënë dorëheqje dhe se ai do të shkojë për ambasador në Moskë, përcjell TV21. Osmani tha se këto dy ngjarje nuk kanë lidhje mes vete.

Ministri i Punëve të Jashtme, Bujar Osmani e quajti lajm të rremë deklaratën e VMRO-DPMNE-së se drejtori i protokollit që ka dhënë dorëheqje, do të shkojë për ambasador në Moskë, përcjell TV21. Osmani tha se këto dy ngjarje nuk kanë lidhje mes vete.

“Ne duhej të dërgojmë ambasador në Moskë diku në fillim të këtij vitit, i kaloi të gjitha procedurat por pastaj ndodhi agresioni në Ukrainë dhe ne vendosëm që të ulim nivelin e marrëdhënieve diplomatike me Rusinë”, tha Osmani.

Ai më tej theksoi se është vendos të mos dërgojmë ambasador për shkak se ishte pa detyrë. Sipas tij e ka emëruar si drejtor të protokollit dhe e kryente atë funksion deri tani.

“Ditën që ndodhi ai incident edhe pse nuk kishte asnjë përgjegjësi direkte, më është lajmëruar dhe më ka thënë se nën përgjegjësi morale unë kërkoj të shkarkohem nga funksioni i drejtorit”, tha Osmani.

Shefi i diplomacisë maqedonase theksoi më tej se a do të dërgojnë ambasador në Moskë dhe kur, kjo do të jetë vendim politik në varësi se si do të vlerësojnë.

“Për OSBE-në duhet të kemi komunikim edhe me Federatën Ruse”, tha mes tjerash Osmani.

/GazetaSinjali/