image Osmani e Rama e vazhdojnë inatin në Pragë, publikojnë foto me të tjerët por jo edhe me njëri-tjetrin

Politikë

Osmani e Rama e vazhdojnë inatin në Pragë, publikojnë foto me të tjerët por jo edhe me njëri-tjetrin

news image

Në Pragë po mbahet Samiti i Parë i Komunitetit Politik Evropian, ku po marrin pjesë figura politike të rëndësishme nga e tërë Evropa.

Derisa Kosova po përfaqësohet nga presidentja e Republikës, Vjosa Osmani, Shqipëria po përfaqësohet nga kryeministri Edi Rama.

Dyshja kanë zhvilluar takime me liderë botërorë madje kanë publikuar edhe fotografi në rrjete sociale.

Osmani ka shpërndarë në Facebook fotografi veç e veç me liderët ndërkombëtarë si Emmanuel Macron, Ursula von der Leyen, Josep Borrell e Recep Tayyip Erdogan por jo edhe me Ramën. Njëjtë ka vepruar edhe Rama, megjithatë ky i fundit ka publikuar një fotografi të përbashkët me liderët botërorë ku Osmani duket fare pak.

Raportet e ngrira mes Osmanit dhe Ramës u shfaqën për herë të parë gjatë vizitës së tyre në Nju Jork.

Osmani e Rama sa ishin në Nju Jork të SHBA-së për takime në kuadër të Asamblesë së Përgjithshme të OKB-së nuk e takuan njëri-tjetrin.

Kur Osmani ishte pyetur për marrëdhëniet me Ramën, kishte thënë se mosmarrëveshjet me të i ka të natyrës zyrtare.

“Mosmarrëveshjet janë të natyrës zyrtare për temat të cilat edhe i përmenda. Natyrisht që raportet ndërpersonale në mes të politikanëve janë komplet të parëndësishme. Çka është e rëndësishme janë raportet ndërshtetërore. Unë kam raporte të shkëlqyeshme me presidentin (Bajram) Begaj”, ka thënë Osmani.

/GazetaSinjali/