Presidentja e vendit, Vjosa Osmani dhe kryeministri i Kosovës, Albin Kurti kanë bërë homazhe pranë varrit të ish-presidentit historik të Kosovës, Ibrahim Rugovës.
Në 16-përvjetorin e vdekjes së tij homazhe pranë varrit të tij kanë bërë edhe deputetët nga Lidhja Demokratike e Kosovës si dhe nga Lista Guxo.
Sot janë bërë 16 vite nga vdekja e ish-presidentit historik të Kosovës, Ibrahim Rugova, i cili vdiq më 21 janar të vitit 2006./GazetaSinjali/