image Osmani: Do ta kemi udhërrëfyes trimërinë dhe sakrificën e familjes Jashari

Sociale

Osmani: Do ta kemi udhërrëfyes trimërinë dhe sakrificën e familjes Jashari

news image

Presidentja Vjosa Osmani ka bërë homazhe në kompleksin memorial “Adem Jashari” në Prekaz të Skenderajt, në ditën e dytë të Epopesë së Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës.

Ajo para mediave ka theksuar se sot përkujton sakrificën sublime të familjes Jashari në krye me komandantin legjendar Adem Jashari.

“U tregua një trimëri e jashtëzakonshme në një situatë të jashtëzakonshme kur ne ishim nën rrethimin gjenocidal të Serbisë”.

“Ata u sulmuan në shtëpinë e tyre, ku shumica dërrmuese e familjarëve që u vranë ishin gra dhe fëmijë, kjo e tregon se ishte ndër masakrat më të tmerrshme të kryera nga regjimi gjenocidal i Serbisë për të cilën akoma nuk ka drejtësi”.

Por, përveç thirrjes sonë për drejtësi, ne gjithnjë do ta kemi udhërrëfyes të përhershëm trimërinë dhe sakrificën e familjes Jashari”, ka thënë Osmani. /GazetaSinjali/