Presidentja e vendit, Vjosa Osmani, është shprehur krenare me suksesin e xhudistes Distria Krasniqi, e cila medalje të artë në Grand Prix të Portugalisë.
Osmani tha se Distria është fytyra e shtetit dhe ikona e Kosovës së sotme.
“Disi jonë fitoi medaljen e artë në Grand Prix të Portugalisë. Krenare që sportistët tanë vazhdimisht po demonstrojnë formë fantastike në gara ndërkombëtare, duke e nderuar veten dhe shtetin. Distria është fytyra e shtetit tonë, ajo është nderi dhe krenaria! I lumtë që me sukseset e saj prej kohësh është bërë ikona e Kosovës së sotme!”, ka shkruar presidentja Osmani.