Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani dhe kryeministri i vendit, Albin Kurti, sot do të udhëtojnë për në Shtetet e Bashkuara të Amerikës.
Të dy do të marrin pjesë në ceremoninë e varrimit të ish-sekretares amerikane, Madeleine, e cila ka vdekur muajin e kaluar.
Në kuadër të kësaj vizite në ShBA, Osmani dhe Kurti kanë paraparë edhe disa takime të tjera.
Madeleine Albright, gruaja e parë sekretare e shtetit të SHBA-së, e cila ndihmoi në drejtimin e politikës së jashtme perëndimore pas Luftës së Ftohtë, u nda nga jeta në moshën 84-vjeçare.
Ish-sekretarja amerikane e Shtetit vlerësohet si një prej personave që ka shtyrë përpara vendimin që aleanca e NATO-s të ndërhynte në Kosovë, ndërhyrje që çoi në çlirimin e Kosovës.
Ajo kishte thënë se ndërhyrja e NATO-s në Kosovë ishte bërë “në emër të lirisë”.
Në nderim të Albright, data 24 mars ishte shpallur ditë zie në Kosovë.