Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani dhe Kryeministri Albin Kurti kanë bërë homazhe te varrezat e Jasharëve në Prekaz, shkruan Gazeta Sinjali.
Sot shënohet ditëlindja e komandantit Adem Jashari, 109 vjetori i pavarësisë së Shqipërisë dhe dalja e parë publike e UÇK-së.
“Sot e filluam ditën tek komandanti legjendar Adem Jashari dhe familja e tij për të nderuar sakrificën. 28 nëntori përpos simbolikës së pavarësisë është edhe datë kur ka lindur komandanti legjendar, kur ka dalë UÇK-ja për herë të parë në skenë”, tha Osmani.
“Unë i bashkëngjitëm urimit të presidentes. 28 nëntori është datë themelore e identitetit kombëtar shqiptarë. Prej Skënderbeut në Krujë, Ismail Qemailit në Vlorë e Adem Jasharit në Prekaz, kjo është një ditë që na mbushë e gëzim por edhe përgjegjësi, për të zhvilluar vendin tonë, për të shtuar demokracinë janë më të rëndësishme se kurrë më parë. Me këtë rast përkulemi dhe nderojmë ata që sakrifikuan dhe u flijuan për liri, pavarësi e bashkim”, tha Kurti.