image Osmani: Dështimi nuk është opsion, duam që pritjet e qytetarëve t'i bëjmë realitet

Kosovë

Politikë/ Osmani: Dështimi nuk është opsion, duam që pritjet e qytetarëve t’i bëjmë realitet

news image

Kryetarja e Kuvendit, Vjosa Osmani është takuar sot me ambasadorin e Zyrës Diplomatike të Mbretërisë së Belgjikës në Kosovë, Jean-Louis Servais, me të cilën diskutoi bashkëpunimin e deritanishëm të Kosovës me shtetin belg, si dhe mundësitë e bashkëpunimit ndërmjet Kuvendit të Kosovës dhe institucioneve të Mbretërisë së Belgjikës.

“Dështimi nuk është opsion. Ne duam që pritjet e qytetarëve t’i bëjmë realitet”, tha kryekuvendarja Osmani.

Ambasadori Servais, ndërkaq, tha se respektimi i procedurave demokratike gjatë procesit zgjedhor dhe pas tij, si dhe kultura e treguar, janë dëshmi e një pjekurie politike.

Zgjedhja e Osmanit në krye të Kuvendit të Kosovës, sipas ambasadorit Servais, është mesazh pozitiv, të cilin Kosova ia ka dërguar botës demokratike.

Sipas tij, Belgjika do të vazhdojë ta përkrahë Kosovën edhe në të ardhmen në të gjitha dimensionet.

Palët u pajtuan që ta thellojnë edhe më tej bashkëpunimin ndërmjet parlamenteve të të dyja vendeve./GazetaSinjali/