Kandidatja për kryeministre e Lidhjes Demokratike të Kosovës, Vjosa Osmani, është deklaruar për media pas takimit me liderin e Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurtin, në të cilin ka diskutuar për arritjen e një marrëveshje koalicioni për të qeverisur me Republikën e Kosovës.
Osmani ka thënë se ka gatishmëri nga të dy partitë për të arritur një koalicion dhe se për marrëveshjen finale do të presin përfundimin e procesi të numërimit të votave.
“Ne sapo zhvilluam takimin për të diskutuar bashkëpunimin pas një procesi të mirë. Kemi diskutuar në nivel të parimeve. Të dy partitë treguan vullnetin e mirë për të qeverisur bashkë. Ka disa gjëra me të cilat ia filluam diskutimeve, sa i përket një qeverie që do të reduktohet, sa i përket numrit të ministrive, por do të rritet sa i përket punës së mirë që do të bëhet. Iu mbetet partive që të diskutohen për detajet. Po presim edhe numërimin e të gjitha votave, para se ta arrijmë marrëveshjen finale. Ka vullnet të mirë në të dy partitë”, ka thënë ao.
Më tutje Osmani ka thënë se kushdo që fiton në fund, pas numërimit final të votave do të udhëheq me Qeverinë./Gazeta Sinjali/