image Osmani bojkoton Lojërat Olimpike Dimërore në Pekin

Politikë

Osmani bojkoton Lojërat Olimpike Dimërore në Pekin

news image

Pas ShBA-së, edhe presidentja Osmani ka vendosur që t’i bojkotojë Lojërat Olimpike Dimërore që do të mbahen në Pekin, shkruan Gazeta Sinjali.

Këtë për Sinjalin e ka konfirmuar këshilltari i presidentes për media, Bekim Kupina.

“Presidentja Osmani mbështet vendimin e ShBA-ve për bojkotin diplomatik ndaj Kinës. Sikurse edhe homologët e saj nga ShBA-ja, Australia dhe Britania e Madhe, Presidentja Osmani shkaku i shkeljes së të drejtave të njeriut nga autoritetet kineze, do t`i bojkotoj Lojërat Olimpike Dimërore në Pekin.

Ky bojkot diplomatik, sikurse edhe i vendeve të tjera, nënkupton se ekipet garuese marrin pjesë në Lojëra, porse Presidentja e Kosovës do t’i bojktoj të gjitha ceremonitë dhe aktivitetet zyrtare për krerët e delegacioneve gjatë Lojërave Olimpike në Pekin“, ka thënë për Sinjalin, Bekim Kupina.

/GazetaSinjali/