image Osmani bashkë me Gërvallën takohen me sekretarin e NATO-së, Stoltenberg

Siguri

Osmani bashkë me Gërvallën takohen me sekretarin e NATO-së, Stoltenberg

news image

Presidentja e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani dhe zv.kryeministrja Donika Gërvalla- Schwarz, njëherësh ministre e Jashtme dhe e Diasporës, gjatë vizitës në Nju-Jork, takuan sekretarin e Përgjithshëm të NATO -s, Jens Stoltenberg.

“Kosova është mirënjohëse për mbështetjen e vazhdueshme të NATO-s në ruajtjen e stabilitetit dhe paqes. Qëllimi strategjik i Kosovës mbetet anëtarësimi në komunitetin euroatlantik”, ka theksuar Osmani.

Në këtë takim presidentja osmani tha se “Anëtarësimi në Bashkimin Evropian dhe NATO do të kontribuojë në rritjen e sigurisë dhe stabilitetit në rajon dhe e cilësoi anëtarësimin në këtë organizatë, prioritet shtetëror të Kosovës, si një parakusht për sigurimin e paqes në rajon, ashtu edhe për promovimin dhe mbrojtjen e vlerave të përbashkëta”.

Tutje ka thënë se FSK-ja po vazhdon të zhvillohet në përputhje me standardet e NATO-së.

“Forca e Sigurisë së Kosovës, e cila po zhvillohet në përputhje me standardet e NATO-s, do t’ia mundësojë Kosovës një rol aktiv në kuadër të sigurisë rajonale dhe globale”, tha ajo.

Sa i përket luftës që po zhvillohet në mes Rusisë dhe Ukrainës, Presidentja tha se Kosova ka dënuar luftën e paprovokuar të Putinit kundër Ukrainës dhe theksoi nëvojën e bashkërëndimit të shteteve demokratike më NATO-në për të ndaluar veprimet destabillizuese të Rusisë dhe satelitëve të saj.

/GazetaSinjali/