image Osmani: Asnjëherë nuk e kam mohuar ekzistencën e planit franko-gjerman për dialogun

Politikë

Osmani: Asnjëherë nuk e kam mohuar ekzistencën e planit franko-gjerman për dialogun

news image

Presidentja e Kosovës Vjosa Osmani tha se nuk e ka mohuar asnjëherë ekzistencën e planit franko-gjerman për intensifikimin e dialogut Kosovë-Serbi.

Më tej ajo theksoi se do të ketë takime në mes institucioneve të Kosovës, BE-së palën gjermane e franceze për detajet e kësaj iniciative.

“Në fakt asnjëherë nuk e kam mohuar, ky është një konstatim i gabuar. Në çdo deklaratë kam thënë se ekziston një deklaratë franko-gjermane e cila do t’i shpjegohet lidershipit të Kosovës më në detaje gjatë javëve e mujave në vijim”, tha Osmani.

Presidentja theksoi se do të ketë takime të institucioneve të Kosovës nën udhëhejen e Bashkimit Evropian edhe me palën gjermane dhe atë franceze në mënyrë që detajet e kësaj inicaitive që kanë për qëllim intensifikimin e dialogut, paqen dhe stabilitetin në rajon të shpjegohen më në detaje”, ka thënë Osmani.

Sipas saj posa të merren përgjigjet ato do të shpalosen para qytetarëve të Kosovës.

/GazetaSinjali/