image Osmani: Askush nuk më kërkoi të përfshihem në dialogun Kosovë – Serbi

Politikë

Osmani: Askush nuk më kërkoi të përfshihem në dialogun Kosovë – Serbi

news image

Ushtruesja e Detyrës së Presidentit të Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani ka thënë se askush nuk i ka kërkuar asaj qoftë si Kryeparlamentare e Kuvendit, apo si ushtruese e Detyrës së Presidentit që të përfshihej në procesin e bisedimeve në mes të Kosovës dhe Serbisë.

Osmani gjatë një konference për media tha se nuk do të ishte racionale që ajo të përfshihet në një proces që nuk ka qenë që nga fillimi.

“Nuk do të ishte racionale që unë të përfshihem në një proces që nuk kam qenë nga fillimi ose të marr përsipër marrëveshje që i kanë negociuar të tjerët”, ka thënë Osmani.

Tutje, ish-kryeparlamentarja u shpreh se do ta bëjë të pamundurën që ta ndihmojë Kosovën.

“Është ndryshe nëse do të ulesha nga fillimi. Unë do ta bëjë të pamundurën që ta ndihmoj shtetin tim. S’kam pasë kërkesë nga askush në Kosovë që të jap kontributin tim në këtë drejtim”. /Gazeta Sinjali/