Një rast i rëndë ka ndodhur brenda një familjeje nga fshati Katund i Ri në Pejë, raporton Gazeta Sinjali.
Sinjali ka mësuar gjithë ngjarjen e një vajze e cila ishte larguar nga shtëpia, por vetëm pasi u raportua nga motrat u zbulua se ishte martuar në Gjermani.
Sinjali mëson se më 17 shkurt, dy motrat e saj e kanë raportuar në Polici atë se është larguar nga shtëpia dhe nuk dihej vendndodhja e saj.
Por, pikërisht derisa ishin duke raportuar në Polici, ajo kishte telefonuar njërën motër nga një numër i Gjermanisë duke thënë se është martuar, por pas pak ka dërguar një sms me zë.
Aty kishte treguar se nuk kishte asnjë zgjidhje tjetër, “ose të martohej ose ta mbyste veten”.
Siç mëson Sinjali nga burimet në Polici, ajo gjithashtu kishte njoftuar se i dyshuari kishte kërkuar 100.000 euro nga viktima./GazetaSinjali/