image Ortekët e borës i marrin jetën katër personave në Norvegji

Botë

Ortekët e borës i marrin jetën katër personave në Norvegji

news image

Katër persona, përfshirë një turist, u vranë nga ortekët sot në veri të Norvegjisë, tha policia lokale.

Pesë anëtarët e një grupi turistësh të huaj u përfshinë nga një ortek pranë Kavrigtiden, një majë mali në veri të Norvegjisë, duke vrarë një prej tyre dhe duke plagosur dy të tjerë.

Kryetari i bashkisë së Lingen, Da-Havard Jonsen, tha se turistët kishin mbërritur në zonë nga Italia.

Sipas Morten Petersen, një zëdhënës i policisë së Tromsø, dy persona të tjerë vdiqën më vonë kur një ortek preku një shtëpi dhe një magazinë dhe i hodhi në det në ishullin Reynoja.

Vonë në mbrëmje, policia raportoi se një person i katërt ishte vrarë nga një ortek në rajonin Nordreisa. “Ky person ka qenë pjesë e një grupi turistësh të huaj. Një tjetër pjesëtar i këtij grupi ka pikasur (viktimën) dhe ka njoftuar shërbimet e shpëtimit”, njofton policia, pa specifikuar kombësinë e personit. /abcnews.al

/GazetaSinjali/