Ambasadori i Italisë në Kosovë, Nicola Orlando, është takuar sot me kryetarin e Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK) Lumir Abdixhikun dhe nënkryetarin Gazmend Muhaxheri.
Diplomati italian pas këtij takimi në një postim në Twitter ka bërë të ditur se kryetari i LDK-së e ka informuar mbi planet e kësaj partie për rolin konstruktiv në opozitë dhe debatin e brendshëm.
“Kisha një takim me kryetarin e LDK-së, Lumir Abdixhiku dhe z.Muhaxheri, ku kryetari më informoi për planin e partisë për rolin konstruktiv në opozitë dhe në debatin e brendshëm. Përsërita shpresën që të gjitha partitë të veprojnë me përgjegjësi për të shmangur kthimin e kushtueshëm në zgjedhje”, shkruan Orlando. /GazetaSinjali/