Ajo është njëra nga modelet shqiptare që merr vëmendje sa herë që publikon imazhe në rrjetet sociale.
Fjala është për Oriola Marashin që tashmë është kthyer në një nga personazhet më përfolura në shtypin rozë.
Bukuroshja, e cila numëron mijëra ndjekës në rrjete sociale, së fundmi ka befasuar me dukjen, që e ka kompletuar me një kapelë plazhi e me një ‘look’ më të thjeshtë që e ka bërë të duket edhe më joshëse.
Komplimentet në komente kanë qenë të shumta duke e përgëzuar për linjat e bujshme trupore.
Oriola ndryshe tani ka arritur marrëveshje me brende të ndryshme botërore përfshirë këtu edhe markën ‘Guess’.
Ajo është bërë po ashtu imazh i shumë markave të njohura edhe në trojet shqiptare. /GazetaSinjali/