image Origi kërkon largimin nga Liverpool, dëshiron minutazh më të madhe

Futboll

Origi kërkon largimin nga Liverpool, dëshiron minutazh më të madhe

news image

Sulmuesi belg, Origi, nuk është më i lumtur te gjiganti anglez.

Divock Origi nuk është duke pasur minutazhën e kërkuar te Liverpooli dhe kjo e ka shtyerë atë të kërkojë largimin.

Sipas ‘Calcio Mercato’, Origi pritet të largohet gjatë merkatos së dimrit, pasi ai kërkon një klub ku do të ketë më shumë hapësira të shfaq potencialin e tij.

Pak ditë më parë, trajneri i ‘The Reds’, Jurgen Kloop tha se ai priste që sulmuesi të shitjes gjatë verës por çuditërisht nuk pati asnjë ofertë për të.

Destinacion i mundshëm për 26-vjeçarin thuhet se është kampionati framcez ku mund të kalojë te Lens.

Belgu këtë edicion ka zhvilluar vetëm dy ndeshje me Liverpoolin, ato si zëvendësues. /Gazeta Sinjali Sporti/