image Origi drejt largimit nga Liverpooli

Futboll

Origi drejt largimit nga Liverpooli

news image

Për Divock Origin ky mund të jetë edicioni i tij i fundit me skuadrën e Liverpoolit dhe me gjasë do të largohet në afatin kalimtar të transfereve në janar, raporton “Liverpool Echo”, transmeton Sinjali Sportiv.

25-vjeçari nga Belgjika nuk është paraqitur në asnjë ndeshje në kuadër të Premier Ligës për ekipin e Jurgen Klopp dhe raportohet se “Të Kuqtë” janë të gatshëm të dëgjojnë për oferta nga klubet që janë të interesuara për të.

Klubi me interesimin më serioz për Origin është Club Brugge nga Liga e Belgjikës që po e kërkojnë atë në formë huazimi në fund me të drejtë blerje.

/Sinjali Sportiv/