image Organizoi aheng duke shkelur masat antiCOVID, gjobitet restoranti në Gjakovë

Siguri

Organizoi aheng duke shkelur masat antiCOVID, gjobitet restoranti në Gjakovë

news image

Një restorant është gjobitur nga inspektorët e Agjencisë së Ushqimit dhe Veterinarisë mbrëmjen e sotme në Gjakovë, për shkak se kishte shkelur masat antiCOVID, shkruan Gazeta Sinjali.

Lajmin për Sinjalin e ka konfirmuar zëdhënësi i AUV-it, Lamir Thaçi, i cili ka njoftuar se lokali është gjobitur me 500 euro.

“Po, është zbrazur si dhe është gjobitur lokali me 500 euro për shkak se është organizuar një aheng duke mosrespektuar masat antiCOVID”, tha Thaçi për Sinjalin.

Sinjali merr vesh nga burimet se lokali që është gjobitur është “Shkugëza Premium”, menaxhmenti i të cilit është kontaktuar nga redaksia por që ka mohuar se ka pasur ndonjë organizim të tillë./Gazeta Sinjali/