image Organizohet e pame për heroin Afrim Bunjaku në Gjermani

Sociale

Organizohet e pame për heroin Afrim Bunjaku në Gjermani

news image

Në Hannover të Gjermanisë do të organizohet e pame për rreshterin e Policisë së Kosovës, tashmë heroin Afrim Bunjaku.

Ky njoftimi u bë nga familja, ku njoftohet se e pamja mbahet më datën 15 tetor, nga ora 10:00 deri në ora 16:00.

Rreshteri i policisë Afrim Bunjaku, u vra më 24 shtator në fshatin Banjskë të Zveçanit pas një sulmi të armatosur nga një grup terrorist serb, i udhëhequr nga MIlan Radoiçiq.

Agresioni i Serbisë në Kosovë mori përmasa të mëdha, teksa ky veprim i shtetit serb u dënua nga shumë shtete dhe shumë organizata evropiane dhe botërore.

Heroi Afrim Bunjaku

/GazetaSinjali/