Komuna e Prishtinës ka organizuar për nesër që ndeshjen mes Çekisë dhe Kosovës të shikohet në sheshin “Zahir Pajazit” në kryeqytet.
Kryetari i kësaj komune, Shpend Ahmeti, përmes një postimi në Facebook, ka bërë të ditur se kjo ndeshje mund të shikohet në qendër të Prishtinës.
“Të enjten, në sheshin Zahir Pajaziti të gjithë në përkrahje të Kosovës. S’ka nevojë për bileta ????. Çeki – Kosovë 20:45. Fitorja na e mundëson rastin historik me Anglinë. Besa besëëëëë”, ka shkruar ai./Gazeta Sinjali/