Ministria e Arsimit, Shkencës dhe Teknologjisë (MAShTI), ka njoftuar se nga e hëna, përmbajtja e mësimit në distancë për gjuhën turke dhe boshnjake do të zgjerohet me më shumë lëndë mësimore.
Sipas ministrisë, çdo ditë pune – nga e hëna deri të premten – prej orës 12:30, në RTK 2, do të ketë video-ligjërata për lëndët Gjuhë Turke dhe Matematikë për klasat 1 – 5.
“Për klasat 6-9, nga e hëna deri të premten, në RTK 2, do të ketë video-ligjërata për lëndët Gjuhë Turke dhe Matematikë. Ndërsa nga e hëna deri të mërkurën transmetohen video-ligjëratat për lëndët mësimore Fizikë dhe Kimi për klasat 6-9. Ndërsa prej orës 15:30 në RTK 2 mbahen video-ligjëratat për lëndët Gjuhë Boshnjake dhe Matematikë për klasat 1 – 5. Ndërkaq për klasat 6-9 transmetimi i video-ligjeratave në gjuhën boshnjake fillon sapo të ketë përfunduar përgatitja e materialeve mësimor e. Këto materiale mësimore do të transmetohen edhe përmes ueb faqes zyrtare https://emesimi.rks-gov.net, përmes së cilës shkohet në kanalin e MAShTI-t në Youtube edhe në gjuhën turke dhe gjuhën boshnjake”, thuhet në njoftim.
MAShTI iu uron të gjithë nxënësve mësim të këndshëm dhe shumë shëndet, dhe kërkon nga prindërit dhe mësuesit bashkëpunim në realizimin me sukses të mësimit nga distanca. /Gazeta Sinjali/