image Ora e parë e mësimit të martën do t’i kushtohet pavarësisë së Kosovës

Kosovë

Vendim/ Ora e parë e mësimit të martën do t’i kushtohet pavarësisë së Kosovës

news image

Ora e parë e mësimit të martën do t’i kushtohet 17 shkurtit, ditës së pavarësisë së Kosovës, raporton Gazeta Sinjali.

Kështu ka bërë të ditur MASHTI përmes një komunikate për media ku thuhet se janë të obliguara të gjitha shkollat fillore dhe të mesme që të martën (18 shkurt), orën e parë të mësimit t’ia kushtojnë historikut të pavarësisë së Kosovës.

“Ditës së Pavarësisë së Kosovës, Ministria e Arsimit, Shkencës, Teknologjisë dhe Inovacionit (MAShTI), obligon të gjitha shkollat fillore dhe të mesme që, të martën (18 shkurt 2020), ora e parë e mësimit t’i kushtohet historikut të pavarësisë, sakrificës së popullit shqiptar dhe kontributit të bashkësisë ndërkombëtare për lirinë dhe pavarësinë e Kosovës”, thuhet në komunikatën e MASHTI-it./GazetaSinjali/