image Opsioni i ri që Facebook po provon vetëm në këto shtete

Aplikacione

Opsioni i ri që Facebook po provon vetëm në këto shtete

news image

Rrjeti Social Facebook ka njoftuar për testimin e një opsioni të ri që pritet të bëhet në aplikacionin e celularit, që lidhë fqinjët. Ky opsion do të jetë i kufizuar vetëm për disa qytete të Kanadasë dhe Shteteve të Bashkuara dhe nuk dihet nëse do të shtrihet edhe në vende të tjera.

Ky opsion që do të quhet ‘lagjet e Facebook” do të bazohet në lidhjen e njerëzve që jetojnë në të njëjtën lagje, si dhe gjetjen e të gjithë atyre që kanë të njëjtat interesa.

Kompania e Zuckerberg e ka parashikuar këtë opsion si një vend virtual për të diskutuar të gjitha problemet në lagje.

Të gjithë përdoruesit e Android dhe Apple që do ta përdorin këtë opsion, duhet që të njoftojnë për vendodhjen e tyre, në mënyrë që të ldihen me personat që jetojnë afër tyre.

Sipas Reid Patton, i cili menaxhon këtë testim-projekt, deri më tani është përdorur kryesisht për të gjetur kafshët shtëpiake të humbura, për të organizuar udhëtime të ndryshme, për të bërë miq të rinj, për të gjetur mjeshtra, e persona të tjerë.

/GazetaSinjali/