image Operacioni kundër drogës në Prizren: Pesë të arrestuar, sekuestrohen substanca narkotike

Siguri

Operacioni kundër drogës në Prizren: Pesë të arrestuar, sekuestrohen substanca narkotike

news image

Gazeta Sinjali raportoi pak më parë për një aksion kundër drogës që u zhvillua në qytetin e Prizrenit dhe rezultoi me të arrestuar dhe sekuestrimin e një sasie të drogës. Burimet tashmë kanë bërë me dije se aksioni ka përfunduar me pesë persona të arrestuar.

Sipas informacioneve të para, Sinjali mëson se përveç të dyshuarve që ranë në prangat e Policisë, është sekuestruar edhe një sasi e caktuar, 124 gramë substanca narkotike.

Antidroga ka zhvilluar aksion edhe në Prishtinë, ku u kapën dhjetëra kg drogë dhe tre persona u arrestuan, si të dyshuar për rastin.

Sinjali do të ju mbajë të informuar për detajet e reja.

https://sinjali.com/ekskluzive-kapen-15-kg-droge-ne-prishtine-dhe-arrestohen-tre-te-dyshuar/

/GazetaSinjali/