image Antidroga zbarkon në Prizren, sekuestrohet drogë dhe sende të luajtshme

Siguri

Antidroga zbarkon në Prizren, sekuestrohet drogë dhe sende të luajtshme

news image

Antidroga e Policisë së Kosovës ka zhvilluar gjatë ditës së sotme një aksion kundër drogës në qytetin e Prizrenit, raporton Gazeta Sinjali.

Burimet e Sinjalit kanë bërë të ditur se sipas informacioneve të para janë sekuestruar sasi e konsiderueshme e substancave narkotike. Gjithashtu, burimet njoftojnë se ka edhe persona të arrestuar.

Gjatë këtij operacioni, janë kryer edhe bastisje, me urdhër të Gjykatës, mëson Sinjali.

Gazeta Sinjali ka kontaktuar edhe Policinë për të marrë një konfirmim zyrtar, por ende s’ka pranuar një përgjigje.

Sinjali do të ju mbajë të informuar për detajet e reja.

/GazetaSinjali/