Një operacion ndërkombëtar anti-drogë është duke u zhvilluar nga policia shqiptare në bashkëpunim me Guardia di Finanza italiane dhe DEA-n amerikane.
Mësohet se gjatë operacionit është goditur një grup kriminal me bazë në Fushë-Kuqe, të Kurbinit.
Gjatë operacionit janë shoqëruar disa persona të cilët shkëmbenin kanabis me heroinë dhe kokainë.
Mësohet se kontrollet janë kryer në det në Vlorë, ku janë bllokuar 4 gomone si dhe janë shoqëruar 10 persona. Në momentin që forcat e policisë janë afruar trafikantët i kanë vënë flakën një veliere.
Ndërsa në pranga janë vënë 6 persona, shqiptarë dhe të huaj, siç bën të ditur ABC News.