image "Open Ballkan" përsëri në Beograd, merr pjesë Escobar e Lajçak

Rajon

“Open Ballkan” përsëri në Beograd, merr pjesë Escobar e Lajçak

news image

Konferenca e radhës e “Open Ballkan” do të mbahet përsëri në Beograd më 24 nëntor, vetëm dy ditë para takimit të qeverisë së Kosovës dhe Shqipërisë që mbahet më 26 nëntor.

Konferenca pritet të mbahet në parlamentin e Serbisë, me pjesëmarrjen e kryeministrave të tre vendeve pjesëmarrëse të nismës, përfshirë këtu edhe kryeministrin e Shqipërisë, Edi Rama.

Në konferencë pritet të marrin pjesë edhe i dërguari amerikan për Ballkanin Perëndimor Gabriel Escobar dhe i dërguari i BE-së për Ballkanin Perëndimor Miroslav Lajçak, shkruan ABC News.

Në takim pritet të ketë propozime konkrete për funksionalizimin e nismës “Open Ballkan” dhe krijimin e mekanizmave të përbashkët midis tre vendeve, si një bankë rajonale për zhvillim apo një autoritet i përbashkët doganor.

/Gazeta Sinjali/