image Olta nuk harron inatet e vjetra - pos që nuk e uroi Luizin për pritjen e ëmbël, hedh dhe kunja

Bota e Yjeve

Olta nuk harron inatet e vjetra – pos që nuk e uroi Luizin për pritjen e ëmbël, hedh dhe kunja

news image

Aktorja e njohur, Olta Gixhari e cila mori pjesë si konkurrente e formatit më të ndjekur në Shqipëri ‘Big Brother VIP 2″, zhvilloi një lojë të ashpër kundër këngëtarit të njohur, Luiz Ejlli.

Dyshja shumë herë kanë pasur një marrëdhënie të tensionuar, teksa rrallë herë i kanë ulur tensionet.

Së fundmi, ata u panë krah njëri-tjetrit për realizimin e filmit “Në kuadër të dashurisë”, projekt ky i cili nuk largoi inatet e vjetra.

Olta të paktën publikisht nuk e ka uruar Luizin i cili së shpejti do të bëhet baba, madje dje gjatë spektaklit të DWTS ajo hodhi ca kunja për të njëjtin.

“Ta shikoni ju kur të marr fisin e Enos këtu, mos më acaroni nervat tani. Eno hajde Eno”, i tha aktorja prezantuesit në fjalë, i cili në natën e parë të këtij spektakli pati një mini-debat me Luizin, pikërisht për “fiset” dhe deklaratat e rënda që i ishin bërë ndaj njëri-tjetrit ku u përmendën edhe gratë e tyre.

/GazetaSinjali/