Aktorja e njohur, Olta Gixhari, së fundmi ka treguar disa detaje më shumë për rolin e saj si “Jonida” ku luajti së bashku me këngëtarin, Luiz Ejlli në filmin “Në Kuadër të Dashurisë”.
Olta u shpreh e emocionuar për mënyrën si është pritur filmi nga publiku dhe për bashkëpunimin mes saj dhe Luizi, që në film është burri si saj (Besi).
Siç u shpreh ajo, Luizi në film ka luajtur veten e tij dhe se skenat me të i shijoi.
“Mua më shijoi në film ai. Ishte shumë organik. Ishte ai, ka luajtur veten. Dhe shumë mirë, sepse ndonjëherë kur sforcohesh të bësh gjëra të mëdha, gabon. Edhe skenat që kishim bashkë, më shijuan shumë. Ishin shumë momente të virgjëra, shumë të lezetshme”“, tha ajo në “Më lër të flas”.
E njëjta po ashtu u pyet edhe për puthjen me këngëtarin, që teksa ishin të dy brenda shtëpisë më të famshme në Shqipëri “BBVA2” ishin armiq ‘të përbetuar’.
“Nuk e di, nuk më kujtohet fare. Puthjet në film janë shumë teknike, prandaj duhet të shikoni dokumentarin të kuptoni sa teknike janë. Pastaj, ‘baby kiss’ kemi bërë ne, nuk ishte puthje kush e di se çfarë”, u përgjigj ajo.
Por, çfarë ka thënë Dori, bashkëshorti i Oltës?
“Më tha ishe shkëlqyeshëm në film. Unë jam puthur pothuajse në çdo film dhe Dori kështu më ka njohur”, tha Olta.