Ola Zenelaj ishte e ftuara e radhës përballë Antonelës në Top Arena.
Ish-konkurrentja deklaroi ndarjen nga Murati duke thënë se arsyeja është një hatërmbetje nga ana tij por e pasqaruar.
Gjersa foli se pas daljes nga programi ata u përballën me një realitet tjetër, Ola tregoi se momentalisht nuk flet as me Jasminën, shoqen e saj që rregulloi raportet pas hyrjes në program.
Ndërkohë Antonela e pyeti Olën edhe për Andi Artanin, djaloshin për të cilin ajo ka shprehur pëlqim që në hyrjen e saj në program.
Antonela: Sa i përket Andit, mos të ishte Jasmina në mes do të kishte diçka më shumë mes teje edhe atij?
Ola: Besoj se po
Antonela: Kishe vërtetë pëlqim për të?
Ola: Po, përderisa deklarova në fillimet e mia, po
Tutje Antonela i tha se Andi është single për momentin, duke aluduar se tani mund të krijohet diçka meq edhe ajo është ndarë nga Murati, por u mohua nga Ola se tani mund të ndodh diçka mes tyre. /Gazeta Sinjali/