Asambleja e Përgjithshme e OKB-së votoi sot për të lejuar Volodymyr Zelenskyn t’u drejtohet liderëve botërorë javën e ardhshme në një fjalim të regjistruar paraprakisht.
Këtu bëhet përjashtim nga kërkesa që të gjithë drejtuesit t’i drejtohen personalisht këtij organi.
Për të votuan 101 anëtarë nga 193 në Asamblenë e Përgjithshme, ndërsa 19 abstenuan, përfshirë Kinën.
Rusia, Bjellorusia, Kuba, Eritrea, Nikaragua, Koreja e Veriut dhe Siria votuan kundër.
Përfaqësuesi i Përhershëm i Rusisë në OKB, Vasiliy Nebenzya, u tha më herët gazetarëve se Moska nuk e mbështet vendimin për të lejuar Zelenskyn t’i drejtohet Asamblesë së Përgjithshme të OKB-së në një fjalim të regjistruar paraprakisht, raporton Ap.
“Kjo është një tjetër shkelje e rregullave që kemi vendosur. Zelensky nuk e ka problem të udhëtojë nëpër vend, ai vizitoi rajonet dje, por nuk mund të vijë këtu”, tha Nebenzja.