Sipas vlerësimit të fundit të Komisionit të Lartë të Kombeve të Bashkuara për Refugjatët (UNHCR) pritet që 8.3 milionë refugjatë të largohen nga Ukraina.
Rreth 5.2 milionë refugjatë janë larguar nga Ukraina që nga e hëna, tregojnë të dhënat e fundit të UNHCR-së.
UNHCR dhe organizatat partnere po kërkojnë 1.85 miliardë dollarë për të mbështetur refugjatët ukrainas në vendet fqinje, tha të martën zëdhënësja e UNHCR, Shabia Mantoo.
Duke folur nga Gjeneva, për fillimin e një plani rajonal të reagimit ndaj refugjatëve, Mantoo tha se “synojnë të sigurojnë ndihmë humanitare në kohë dhe jetëshpëtuese për refugjatët që ikin nga Ukraina dhe shtetasit e vendeve të treta, prej të cilëve një numër i konsiderueshëm do t’u nevojitet mbrojtja ndërkombëtare”.
Plani do të fokusohet gjithashtu në “zgjidhjen përmes promovimit të mundësive sociale dhe ekonomike”, shtoi Mantoo, shkruan CNN.