Agjencia e OKB-së për refugjatët në Palestinë (UNRWA) ka thënë se strehimoret e saj tani janë katër herë më të mëdha se kapaciteti normal.
Sipas tyre, më shumë se 600,000 persona janë të zhvendosur brenda vendit të strehuar në 150 objekte.
Në mediat sociale shkruante se të paktën 40 instalime të UNRWA janë prekur nga sulmet ajrore.
OKB tha se “shumë njerëz po flenë në rrugë pasi objektet aktuale janë të mbingarkuar”.