image OKB nesër mbanë seancë të posaçme urgjente të Asamblesë së Përgjithshme

Botë

OKB nesër mbanë seancë të posaçme urgjente të Asamblesë së Përgjithshme

news image

Në një veprim të rrallë, Këshilli i Sigurimit i Kombeve të Bashkuara ka votuar për mbajtjen e një sesioni të posaçëm urgjent të Asamblesë së Përgjithshme për të diskutuar pushtimin rus të Ukrainës.

Takimi, i planifikuar për të hënën, do t’u japë fjalën të 193 anëtarëve për të dhënë pikëpamjet e tyre mbi sulmin.

Rusia votoi kundër takimit, por në bazë të një rezolute të veçantë të OKB-së, ajo nuk ishte në gjendje të vërë veton ndaj masës.

Rezoluta, e quajtur “Bashkimi për Paqe”, u lejon anëtarëve të Këshillit të Sigurimit të thërrasin një seancë speciale me Asamblenë e Përgjithshme nëse pesë anëtarët e përhershëm (Rusia, SHBA, Britania e Madhe, Franca dhe Kina) nuk mund të bien dakord se si të veprojnë së bashku për të ruajtur paqen.

/GazetaSinjali/