image OKB miraton rezolutën për “armëpushim afatgjatë” në Libi

Botë

Bota/ OKB miraton rezolutën për “armëpushim afatgjatë” në Libi

news image

Këshilli i Sigurimit i Organizatës së Kombeve të Bashkuara (OKB), e ka miratuar një rezolutë duke bërë thirrje për “armëpushim afatgjatë” në Libi, ndonëse Rusia ka abstenuar votimin pas kundërshtimeve që ka pasur në hartimin e dokumentit.

Rezoluta që është hartuar nga Britania, është miratuar pas disa javëve debat më datën 12 shkurt nga 14 pjesëtarë tjerë të Këshillit të Sigurimit.

Në rezolutën e miratuar është theksuar “nevoja për armëpushim afatgjatë në Libi sa më shpejt, pa parakushte” dhe është shprehur “shqetësimi për rritjen e përfshirjes së mercenarëve në Libi”.

Teksa Rusia ka kërkuar që termi “mercenarë” të zëvendësohet me “luftëtarë të jashtëm terroristë”.

Ekspertët e OKB-së e kanë akuzuar Moskën se po u ndihmon kontraktorëve ushtarakë rusë që luftojnë për Ushtrinë Kombëtare të Libisë në krye me Khalifa Haftar.

Përveç Rusisë, gjenerali Haftar gëzon edhe mbështetjen e Emirateve të Bashkuara Arabe dhe Egjiptit.

Sa i përket akuzave të drejtuar nga ekspertët e OKB-së, Rusia zyrtarisht e ka mohuar përfshirjen në luftën civile në Libi./GazetaSinjali/